Vincent Kompany njoftoi këtë të premte në mëngjes se Harry Kane do të humbasë ndeshjen e Bundesligës të Bayern Munich kundër Freiburg këtë fundjavë.
Kane pësoi një lëndim në kyçin e këmbës me ekipin kombëtar të Anglisë gjatë pushimit ndërkombëtar, dhe do të pushojë këtë të shtunë, vetëm tre ditë para ndeshjes së parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në Madrid kundër Realit, transmeton Klankosova.tv.
Kane u lëndua ndërsa stërvitej me ekipin kombëtar anglez. Për bavarezët, mos prania e tij kundër Real Madridit mund të jetë fatale. Përveç kësaj, nëse anglezi mungon në ndeshjen kundër SC Freiburg, shanset e tij për të thyer rekordin e Robert Lewandowski-t për gola në Bundesligë mund të pësojnë një goditje të madhe.
Kane ka 31 gola në ligë këtë sezon dhe nëse shënon edhe 10 në gjashtë xhirot, atëherë e thyen rekordin e polakut, rekord të cilin nuk do të jetë e lehtë për t'u arritur.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.