Inter e ka mposhtur Bayernin e Munchenit në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League.
Italianët fituan me rezultat minimal 1:2, por bënë një hap goxha të madh drejt gjysmëfinales.
Ishte Lautaro Martinez, ai që i kaloi në epërsi "Nerazzurët", në minutin e 38-të.
Bavarezët arritën ta barazojnë rezultatin në 1:1 me veteranin Thomas Muller, por kjo nuk mjaftoi.
Kjo pasi skuadra e Simone Inzaghit nuk lëshoi pe dhe e arriti sërish epërsinë përmes Davide Fratesit, i cili qëlloi cakun për 1:2.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në "Giuseppe Meazza" pas një jave dhe mbetet të shihet nëse ky rezultat do t'ju kryejë punë "ziekaltërve" për t'u gjendut në gjysmëfinale të Champions League.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.