Bayerni i ka fituar të gjitha ndeshjet e këtij sezoni, një gjë që askush tjetër nuk e kishte arritur më parë.
Janë 15 ndeshje të luajtura që nga fillimi i sezonit dhe po aq fitore për skuadrën e Vincent Kompany, mes Superkupës, Kupës së Gjermanisë, Bundesligës dhe Champions League.
Bayerni kështu ka thyer rekordin e Milanit të Fabio Capellos në sezonin 1992/93, i cili ishte ndalur në 13 fitore radhazi.
Harry Kane është një makinë golash: ai ka shënuar 22 gola në 14 ndeshje, me dy tripleta dhe gjashtë dopieta. Por kujdes edhe me talentin e ri Lennart Karl, i cili në moshën vetëm 17-vjeçare ka shënuar si në Bundesligë, ashtu edhe në Champions League.
Ndërkohë, në kampionat, Bayerni i Mynihut ka tashmë pesë pikë avantazh ndaj skuadrës së dytë në renditje./Klankosova.tv
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.