Bayern Muncheni ka mundur Borussia Monchengladbachun 4-1 në javën e 25-të të Bundesligës.
Luis Diaz, Konrad Laimer, Jamal Musiala dhe Nicolas Jackson shënuan për bavarëzët.
Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Wael Mohya në minutën e 89-të, pavarësisht se nga e 55-ta luanin pa Rocco Reitzin e skuqur direkt.
Kampioni në fuqi po shkon fuqishëm drejt mbrojtjes së titullit pasi tash ka 14 pikë më shumë se vendi i dytë, Borussia Dortmundi, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.