Bayern Munchen e ka nisur fuqishëm edhe vitin 2026.
Ata fituan sot 8-1 ndaj Wolfsburgut dhe shkuan 11 pikë larg Borussia Dortmundit në krye të tabelës.
Dy autogola nga mysafirët, dy gola nga Michael Olise dhe nga një prej Luis Diazit, Harry Kanet, Leo Goretzkës dhe Rafa Guerreiros sollën këtë kapital për bavarezët në “Allianz Arena”.
Ndërsa, golin e vetëm për Të Gjelbrit e dha Dzenan Pejqinoviq, kur edhe e kishte barazuar rezultatin në 1-1.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.