Bayern ka hedhur hapat e parë për transferimin e Anthony Gordon, duke nisur bisedimet me Newcastle United.
Sulmuesi 25-vjeçar anglez po kërkon largimin pasi "Magpies" dështuan të sigurojnë një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Gordon ka mbyllur një sezon mbresëlënës me 17 gola dhe 5 asistime, duke u bërë objektiv kryesor edhe për Barcelonën.
Megjithatë, ndërsa katalanasit kanë folur vetëm me agjentin e lojtarit, Bayerni ka përfituar nga marrëdhëniet e mira me klubin anglez për të nisur negociatat direkte.
Newcastle kërkon rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, një shifër që reflekton vlerën e lartë të lojtarit që ka kontratë deri në vitin 2030.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.