Lajmet e fundit

Bayern Muncheni është shumë afër arritjes së marrëveshjes me trajnerin Vincent Kompany.
“Bayerni po i afrohet marrëveshjes për emërimin e Vincent Kompanysë si kryetrajner të ri, është iminente”, ka shkruar Romanoja në Twitter.
“Kompanyja e ka pranuar punën e Bayernit menjëherë pas telefonatës së parë të hënën, dhe është gati për një kapitull të ri”.
Sidoqoftë, tash bavarezëve u ka mbetur që të kontaktojnë me Burnleyn, klubin aktual të belgut, në lidhje me kompensimin.