Bayern Munich po troket në dyert e Interit dhe po e shqyrton Yann Bisseck për sezonin e ardhshëm.
“Sport1” raporton interesin e kampionëve gjermanë për mbrojtësin qendror të Nerazzurrëve, duke theksuar dëshirën e ekipit të Vincent Kompany për të forcuar mbrojtjen e tyre me një nënshkrim më premtues, pasi siguroi zgjatjen e kontratës së Dayot Upamecano në ditët e fundit, shkruan Klankosova.tv.
Bisseck shihet si pjesë thelbësore e Interit për vitet e ardhshme, por një ofertë serioze dhe e lartë, mund t'i bindë zyrtarët e klubit italian qe ta shesin mbrojtësin cilësor. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.