Bayern Munich ka siguruar një nga talentet më premtues të akademisë së saj, pasi Lennart Karl ka nënshkruar kontratë profesionale të vlefshme deri në qershor të vitit 2029.
Lajmi u bë i ditur nga gazetari i njohur i merkatos Fabrizio Romano, i cili konfirmoi se marrëveshja është tashmë aktive.
Kontrata e Karl u shndërrua automatikisht në kontratë profesionale sapo lojtari mbushi 18 vjeç, duke treguar besimin e madh që klubi bavarez ka te zhvillimi i tij afatgjatë.
Sipas raportimeve të BILD, negociatat tashmë kanë nisur edhe për një kontratë të re afatgjatë deri në vitin 2031, e cila do të përfshijë edhe rritje page, çka tregon qartë se Bayern dëshiron ta blindojë përfundimisht talentin gjerman.
Ky është një tjetër sinjal i strategjisë së klubit për të investuar te të rinjtë dhe për të ndërtuar të ardhmen mbi lojtarët e dalë nga akademia.
Nëse vazhdon me këtë ritëm zhvillimi, Lennart Karl pritet të jetë një emër për t’u ndjekur me shumë vëmendje në vitet e ardhshme.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.