Bayern Munich e ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Werder Bremenit, në garën e ngushtë për titullin e Bundesligas.
Bavarezët e mposhtën Werderin me rezultat 2-1, në xhiron e 31-të.
Pjesa e parë u mbyll e qetë me vetëm disa raste të lehta të krijuara nga dy anët.
Ndryshe ishte pjesa e dytë, në të cilën u shënuan tre gola. Filimisht Bayerni kaloi në epërsi me anë të Serge Gnabryt, në minutën e 62’. 10 minuta më vonë Leroy Sane dyfishoi epërsinë.
Golin e vetëm për vendasit e realizoi Niklas Schmidt, në minutën e 87’. Më në këtë ndeshje nuk pat gola dhe përfundoi me fitoren e bavarezëve.
Bayerni pas kësaj fitore renditet në pozitën e parë me 65 pikë, pas 31 ndeshjeve, me katër pikë më shumë se Dortmundi që renditet në pozitën e dytë, me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.