Bayern Munich ka marrë një fitore spektakolare 2-3 në udhëtim ndaj SC Freiburg, në një ndeshje që u vendos në sekondat e fundit.
Heroi i mbrëmjes ishte Karl, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 95-të, duke shpërthyer festën te bavarezët. Ky gol kishte një peshë të veçantë, pasi ishte goli i 100-të i Bayernit në këtë edicion të Bundesliga, raporton KlanKosova.tv.
Skuadra nga Mynihu vazhdon të dëshmojë pse konsiderohet si një ndër klubet më të mira dhe më efikase në Evropë, duke treguar forcë karakteri dhe mentalitet fitues edhe në momentet më të vështira.
Fitorja ndaj Freiburgut jo vetëm që i jep tri pikë të arta Bayernit, por edhe një tjetër rekord që konfirmon dominimin e tyre në futbollin gjerman këtë sezon./KlanKosova.tv.
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.