Lajmet e fundit

Janë bavarezët ata që realizuan golin e dytë.
Leroy Sane, shënoi pas një goditje të fuqishme jashtë 16 metërshit.
21:35 - Bayern Munchen ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës.
Autor i golit është Thomas Muller.
Ai realizoi në minutën e 35-të pas asistimit të Rober Lewandowskit.
21:00 - Ka nisur ndeshja Bayern Munchen - Barcelona.
Bayern Munchen e ka siguruar kualifikimin në Champions League pasi gjendet në vendin e parë të grupit, ndërsa Barcelona gjendet në të dytin, por kjo nuk i mjafton për të qenë e qetë, pasi që rrezikohet nga Benfica, e cila është në vendin e tretë me vetëm 2 pikë më pak.
Në rast se Barcelona humb ndaj Bayernit dhe Benfica nxjerr 3 pikë ndaj Dinamo Kievit, katalunasit mund të ndajnë rrugët që tani me garën më interesante në Evropë.
Kjo ndeshje transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.