Bayern Munichu është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Lazion me rezultat të përgjithshëm 3-1, nga dy takimet në kuadër të 1/8 së finales.
Bavarezët triumfuan të martën me rezultat 3-0 në ndeshjen e kthimit për të siguruar kalimin tutje.
Serinë e golave e nisi Harry Kane në minutën 39’, pasi u shërbye mirë nga Raphael Guerrero.
Kur mendohej se pjesa e parë po kryhej me këtë rezultat në skenë doli Thomas Muller, i cili u asistua nga De Ligt.
Në pjesën e dytë, Kane realizoi edhe njëherë në minutën e 66’, për ta vulosur fitoren dhe kalimin në fazën tjetër.
Përndryshe, shorti për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve do të hidhet me 15 mars në Nyon të Zvicrës./Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.