Në korrik të këtij viti, bendi britanik Radiohead ka mbajtur një koncert mjaft kontradiktor në kryeqytetin e Izraelit, Tel Aviv.
Ndërkaq, bateristi i këtij bendi, Philip Selway, e ka mbrojtur vendimin e bendit që të performojë në Izrael, pavarësisht thirrjeve për anulim të atij koncerti.
“Vërtetë nuk e di. Ajo nuk do të kishte qenë baza që ta marrim vendimin që të luajmë atje. Mendoj që qëndrojmë pas asaj që e kemi thënë dhe ndjej sikur ishte vendimi i duhur”, tha Selway për NME, i pyetur nëse bendi ka bërë veprim të pakthyeshëm me performancën e tyre atje.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.