Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, e ka thumbuar Malishevës pas humbjes turpëruese nga Vikinguri prej 8-9.
Batatina tha se në ndeshjet në Evropë nuk ka aleanca, e që sipas tij, atje luhen ndeshje të vërteta futbolli.
“Merr edhe 8 gola dhe turpërohesh nga skuadra që në vlerë është e barabartë me klubet tona. Ata nuk bëjnë aleanca, por luajnë futboll”, shkroi Batatina, transmeton Klankosova.tv.
Në të dy ndeshjet parakualifikuese për Ligën e Konferencës, Malisheva i pranoi nëntë gola nga Vikinguri, duke u bërë skuadra nga Kosova me humbjen më të thellë në garat evropiane.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.