Ëndrra e shumë sportistëve është për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë ëndërr do ta realizojë edhe basketbollistja e Kosovës, Agnesa Rrahmani.
Ajo ka treguar për hapin e ardhshëm në karrierën e saj.
“Pas pesë viteve karrierë së bashku me Kastriotin dhe Kosovën në shumë Kampionate Evropiane, mora vendimin që të vazhdoj karrierën në Amerikë. Kalimi në SHBA u mundësua nga “New Sports Agency” që të nënshkruajë kontratë me bursë të plotë në një kolegj në Teksas, pra “Weatherford College”, shkruan Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ajo është e gatshme për këtë sfidë.
“Kjo për mua do të jetë një sfidë, por megjithatë mundësi shumë e mirë që të jetë vazhdim i rrugëtimit tim, duke shpresuar që do të jap më të mirën nga vetja”.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në ligat evropiane shumë basketbollistë/e paraqiten me sukses dhe këtë rrugë pritet ta vazhdojë edhe basketbollistja e Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.