Basketbollistja e natyralizuar, Alexis Tolefree i është bashkuar Kosovës A në stërvitje.
Organizatorja pritet të ndihmojë Kosovën A në Kampionatin Evropian për shtete të vogla.
Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ndihmoi ta fitonte Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti i finales së MVP të Kupës.
“Organizatorja pritet të ndihmojë Kosovën A në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla. Tolefree ishte në formë shumë të mirë të premten mbrëma, derisa përzgjedhësi Fidan Shatri ishte i lumtur që do t’i ketë shërbimet e saj”, thuhet në njoftimin e Federatës së Kosovës.
Kjo është hera e parë që Përfaqësuesja A e Femrave do të merr pjesë në gara zyrtare të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të mbahet në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 Korrik 2021, njofton Klankosova.tv
Kosova është në Grupin B së bashku me Qipron dhe Luksemburgun, kurse në Grupin A janë: Norvegjia, Irlanda, Malta dhe Andorra.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.