Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree është pajisur me pasaportë kosovare.
Kjo u bë e mundur me kërkesë të Federatës së Basketbollit të Kosovës kështu duke natyralizuar lojtarën në fjale e cila do të bashkohet me Përfaqësuesen e Kosovës që nga 24 qershori, njofton Klankosova.tv.
Tolefree do t'i ndihmojë Kosovës në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, në Kampionatin Evropian të shteteve të vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik të këtij viti.
Në edicionin e kaluar basketbollistja ka luajtur për KBF Prishtina, me të cilën e fitoi Kupën e Kosovës, si dhe i takoi epiteti si "Sportisja më e dalluar" e Kupës.
Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA "Arkansas Razorbacks" dhe luan në pozitën e fundores.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.