Basketbollisti i Pejës, Samir Zekiqi ka folur për triumfin e skuadrës së tij në elitën e basketbollit kosovar, duke arritur ta rrëmbejnë titullin në sallën “Minatori” në Mitrovicë.
Zekiqi, i cili nuk ishte i pranishëm në ndeshjet e fundit për Pejën, tregoi se i ka parë më ndryshe përballjet, teksa shtoi se ka qenë shokuese kur ndeshja shkoi në vazhdime, njofton Klankosova.tv.
“Fakti që kam qenë në këto pesë lojë jashtë fushës, e sheh më ndryshe, i sheh të mirat dhe gabimet. Krejt seria ka qenë stres në veti dhe ka shkuar në lojën e fundit. Moment shokues për një moment me t’u ndalë fryma me pa cka ka me ndodhë në pesë minutat në vazhdim. Në fund deshi që fati me qenë me ne dhe e arritëm fitoren”, ka thënë Zekiqi për Sports Show në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=9MxELisgOXA
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.