Askush nuk e di çfarë po mendonte Garlon Green, vëllait të Gerald Green basketbollistit të Miami Heat.
Garlon u shndërrua në protagonist të një episodi të pabesueshëm në kampionatin gjerman të basketbollit, në ndeshjen kundër Braunschweig.
Lojtari i Walter Tigers Tübingen realizoi një kërcim të jashtëzakonshëm pas goditjes së lirë të gabuar nga një kundërshtar, duke realizuar një zhytje mjaft të bukur.
Fatkeqësisht, Green realizoi në koshin e gabuar, duke ia dhuruar pikët ekipit rival.
Ngjarja nuk i pëlqeu aspak shokëve të tij të skuadrës, pasi gjuajtjet e lira u kryen pas mbylljes së lojës së rregullt.
Walter Tigers Tübingen nuk kishin më kohë të rikuperonin gabimin dhe Braunschweig e fitoi sfidën.
Gabimi ishte aq i pabesueshëm, sa personat që drejtojnë profilin zyrtar të Ligës Gjermane të Basketbollit, Beko BBL hapën sondazhin nëse tifozët mendojnë se koshi i Garlon Green duhet përfshirë në garën për zhytjen më të bukur.
https://www.youtube.com/watch?v=Upw_Fi9okmA
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.