Basketbollisti Edon Maxhuni është transferuar të ekipi ''Heroes Den Bosch'' në Holandë.
23 vjeçari në edicionin e fundit luajti të skuadra estoneze ''Parnu'' me një mesatare prej 17.3 pikë për ndeshje, njofton Klankosova.tv.
Maxhuni me ekipin ''Parnun'' u shpallën nën-kampionë të elitës së Estonisë, derisa në fund të edicionit ai hyri në pesëshen më të mirë të stinorit atje.
Me ekipin e Den Bosch, në edicionin e ri do të luajë në ligën vendore, FIBA Europe Cup dhe në ligën e përbashkët që nis këtë sezon në mes të Holandës dhe Belgjikës.
Kujtojmë se Maxhuni është edhe reprezentues i rregullt i kombëtares së Finlandës.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.