Jacob Calloway,zyrtarisht nuk është më basketbollist i KB Pejës.
Calloway, ka dalur më një mesazh për largimin nga skuadra kosovare.
Ai i ka treguar edhe për arsyet.
“Dua t’iu kërkoj falje për mënyrën se si ndodhën gjërat me largimin tim, u largova vet dhe ishte vendimi im. Reagova më shumë se ç’duhej ndaj disa gjërave që ndodhën dhe duke bërë këtë gjë i lash trajner dhe lojtarët e KB Pejës në pozitë të vështirë. Pranova disa këshilla të dëmshme nga njerëz të caktuar, dhe tani them që do doja t’i kontrolloja gjërat në mënyrë më të mirë. Nuk dua asgjë tjetër pos më të mirën për ekipin, trajnerët, lojtarët dhe tifozët. Ne jemi afër të arrijmë marrëveshje. Faleminderit tifozë KB Peja për mbështetjen tuaj dhe iu kërkoj falje për veprimet e mia” ka shkruar ai.
Klubi basketbollistik Peja, është shumë afër të arrijë marrëveshje me skuadrën e Tindastoll për transferimin e plotë të basketbollit Jacob Calloway.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.