Më 26 dhe 27 nëntor 2024, në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair do të zhvillohet një turne i veçantë basketbolli, organizuar nga KB Çair2030, në kuadër të festimeve për përvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, klubi bën të ditur se në këtë aktivitet sportiv, i cili përveç garës ka për qëllim edhe promovimin e bashkimit kombëtar dhe frymës sportive, do të marrin pjesë katër klube të mirënjohura të basketbollit:
- KB Çair
- KB Golden Eagle Ylli
- KB Vëllaznimi
- KB Prishtina
Tutje theksohet se turneu do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të shijuar një atmosferë festive dhe të pasur me rivalitet sportiv, ku ekipet pjesëmarrëse do të sfidojnë njëra-tjetrën për të nderuar këtë datë historike të kombit shqiptar.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.