Ekipi i basketbollit të femrave të ShBA-së zgjati serinë e tij historike të fitoreve të hënën në Lille.
Basketbollistet amerikane janë të pamposhtura në Lojërat Olimpike që nga viti 1992. Çdo anëtare e ekipit ka fituar tashmë ose një medalje të artë olimpike, ose një të artë të Kupës së Botës, në të kaluarën. Së bashku ato po kërkojnë medaljen e tetë radhazi të artë olimpike – dhe të dhjetën në përgjithësi.
Skuadra, e cila tani krenohet me një seri fitoresh olimpike prej 56 ndeshjesh, mundi lehtësisht të hënën Japoninë 102-76. A'ja Wilson udhëhoqi skuadrën e ShBA-së me 24 pikë dhe 13 kërcime. Breanna Stewart shtoi 22 pikë dhe tetë kërcime.
ShBA-ja u takua me ekipin japonez për herë të fundit në ndeshjen e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Tokios tre vjet më parë. Në atë takim, ShBA-ja doli me një fitore 90-75 dhe medaljen e shtatë të artë radhazi. Tani, Skuadra e ShBA-së shpreson të fitojë të tetën radhazi.
Skuadra e ShBA-së do të luajë lojën tjetër me Belgjikën të enjten. /Klankosova.tv
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.