Australia ka siguruar gjysmëfinalen në konkurencën e femrave në basketboll, duke demoluar Serbinë me rezultat të thellë 85:67.
Alanna Smith, lojtarja e Minnesota Lynx që luan në WNBA, kampionatin më të fortë në botë, ishte thjeshtë enigmë e pazgjidhur për kundërshtaret, duke shënuar 22 pikë, plot 13 kërcime dhe 4 asiste.
Ajo u pasua nga dy bashkëpatriotet, Cayla George dhe Jade Melbourne që realizuan nga 18 pikë, njofton klankosova.tv.
Në çerekfinalet tjera takohen Spanja - Belgjika, Gjermania - Franca dhe Nigeria - ShBA.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.