Five Star Superliga e Basketbollit Kosovar do të vazhdojë me aksion edhe gjatë ditës së diel, këtë herë në program janë dy super duele në të cilat përballen edhe "katërshja" e famshme e elitës së basketbollit tonë.
Me fillim nga ora 17:00 luhet ndeshja mes Trepçës dhe Bashkimit teksa dy orë më vonë, saktësisht nga ora 19:00 zhvillohet edhe dueli në mes Sigal Prishtinës dhe Pejës.
17:00 TREPÇA - BASHKIMI ART SPORT 1 & KLAN KOSOVA
Dy skuadra që dikur diskutonin kreun e renditjes, tani janë në atë pozicion që rrezikojnë edhe rënien nga Superliga.
Bashkimi hynë në këtë duel me një rekord paksa më të mirë, ata kanë 10 fitore dhe 11 humbje deri më tani ndërsa në anën tjetër Trepça ka arritur 8 fitore dhe 13 disfata. Kjo ndeshje vjen ekskluzivisht në ekranet tuaja këtë të diel duke filluar nga ora 17:00 dhe transmetohet në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
Trepça vjen në këtë duel me moralin lartë dhe me katër fitore radhazi që kanë bërë edhe që kjo skuadër nga pozita e fundit në tabelë të renditet në zonën playoff. Nga ana tjetër, Bashkimi ka dy humbje radhazi dhe padyshim do të synoj që këtë ecuri negative ta thyej në palestrën e njohur "Minatori".
Favorit të lehtë mund të cilësohen vendasit, por në këto raste kur ballafaqohen skuadrat me traditë ndaj njëra-tjetrës atëher deri në fund nuk dihet kush do jetë fitues.
Trepça, 5-shja e mundshme startuese:
Koljevic, Haxhiu, Smith, Hajrizi, Toutzaiarkis
Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:
Mala, Latkovic, Hamati, Lutete, Oleka
19:00 SIGAL PRISHTINA - PEJA ART SPORT 1
"Klasikja" e vjetër e basketbollit kosovar rikthehet përsëri, këtë herë të dy skuadrat i gjenë në pozita të ndryshme në tabelë, por me synimin e qartë dhe mendjen tek fitorja. Kjo ndeshje transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1, të dielen me fillim nga ora 19:00.
Si asnjëher tjetër në histori, kryeqytetasit ndodhen në pozitën e fundit në tabelë kur ka mbetur vetëm edhe faza e fundit e ndeshjeve për tu luajtur dhe rrezikojnë seriozisht rënien nga elita, teksa në anën tjetër Peja mbanë pozitën e katërt tabelore dhe synon që të arrijë fitore për t'iu afruar pozitave 1 dhe 2 që dërgojnë direkt në gjysmë-finalet e fazës playoff.
Prishtina futet në këtë duel pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në javën e kaluar kur në Prizren mposhtën Bashkimin, ndërsa Peja në anën tjetër ka plotë tre ndeshje radhazi të humbura, e tani është koha për tu rikthyer tek sukseset nëse dëshirojnë renditje sa më të lartë.
Duke parë se sa histori e rivalitet kanë këto dy klube mes tyre atëher padyshim që ky takim konsiderohet si një nga ata që nuk duhen humbur dhe duhen shijuar.
Prishtina, 5-shja e mundshme startuese:
Johnson, Lekndreaj, Ismajli, Mack, Rugova
Peja, 5-shja e mundshme startuese:
Bojku, Walters, Dixon, Berisha, Dendy
klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.