Sot do të luhen dy ndeshje interesante në kuadër të xhiros së gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Dy skuadrat bardhekaltër, Rahoveci dhe Sigal Prishtina hyjnë vetëm për fitore në përballjen që zhvillohet sot.
Vreshtarët kanë një fitore e katër humbje, kurse kryeqytetasit tri fitore e dy humbje, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, Ponte Prizreni kërkon fitoren e katërt radhazi pas dy humbjeve të para. Prizrenasit do të sfidohen nga Vëllaznimi, që ka një fitore e katër humbje.
Prince Caffe Superliga – Java 6
E shtune
17:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
19:00 Ponte Prizreni – Vëllaznimi
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.