Sot do të luhen dy takime tjera në kuadër të xhiros së 12-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës, në basketboll.
Vëllaznimi do të përballet me Golden Eagle Yllin. Kuqezinjtë pas fitores ndaj Pejës janë të motivuar për një ndeshje tjetër të madhe, ndërsa ndeshen me Yllin, që hyn me pesë fitore radhazi në elitë pas katër humbjeve radhazi, ndërsa skuadra nga Gjakova ka pesë fitore e gjashtë humbje.
Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet mes Trepçës dhe Pejës. Mitrovicasit hyjnë në këtë takim pas dy humbjeve radhazi, ashtu si edhe pejanët që kishin tetë fitore radhazi, prandaj është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy skuadrat, transmeton Klankosova.tv.
‘Xehetarët’ kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse verdhezinjtë tetë fitore e dy humbje.
Të dy skuadrat kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj do të jetë një super duel në ‘Minatori’ të dielën. Duelin e parë të këtij edicioni e kishin fituar pejanët 83:72.
Për shkak të paraqitjeve të prishtinasve në garave ndërkombëtare, Bashkimi-Sigal Prishtina do të zhvillohet më 1 dhjetor.
Prince Caffe Superliga – Java 12
E diel
17:00 Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli
19:00 Trepça - Peja
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.