Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së gjashtë në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Sfida më interesante e kësaj xhiro zhvillohet sot ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, nënkampionit dhe kampioni aktual të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Mitrovicasit e kanë nisur edicionin shumë më mirë, duke pasur katër fitore e një humbje, ndërsa e kundërta është me therandasit që kanë një fitore e katër humbje.
‘Xehetarët’ kërkojnë të vazhdojnë me formë të mirë, kurse verdhezinjtë të këndellen pas fillimit jo të mirë për të shënuar fitoren e dytë pasi mposhtën Vëllaznimin.
Po ashtu sot do të ndeshen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Peja.
Pejanët e kanë nisur për mrekulli këtë edicion me pesë fitore në pesë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, ndërsa prizrenasit kanë dy fitore e tri humbje dhe do të mundohen t’ia shkaktojnë humbjen e parë verdhezinjëve.
Ndeshja mes Trepçës dhe Yllit do të transmetohet në Klan Kosova dhe platformën Artmotion.
Prince Caffe Superliga – Java 6
E diel
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Bashkimi – Peja
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.