Prince Caffe Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fazës së fundit të garave të rregullta.
Takimi i parë i xhiros së 25-të do të zhvillohet sot, mes Pejës dhe Vëllaznimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.
Verdhezinjtë janë këndellur me trajnerin e ri izraelit, ndërsa këtë edicion numërojnë 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë që synojnë “Play-off”-in, kanë tetë fitore e 16 humbje.
Dueli i dytë i sfidës së sotme është ndërmjet Rahovecit dhe Bashkimit. Vreshtarët ndodhen në vendin e fundit me tri fitore e 21 humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 13 humbje në pozitën
Prince Caffe Superliga - Java 25
E shtunë
17:00 Peja - Vëllaznimi
19:00 Rahoveci - Bashkimi
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.