Të mërkurën, nesër, do të zhvillohet ndeshja e mbetur e xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës.
Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në ‘Minatori’ të Mitrovicës, ku si zakonisht pritet një atmosferë e bukur sportive, transmeton Klankosova.tv.
Ky takim ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes në garat evropiane të këtyre dy skuadrave.
Këto dy skuadra renditen në pozitat 3 dhe 4, me tri fitore e një humbje, andaj pritet një përballje shumë interesante mes këtyre dy skuadrave.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.