Sonte me fillim nga ora 19:00 Kosova do të përballet me Sllovakinë në ndeshjen për parakualifikimet e Botërorit 2023 në basketboll.
"Dardanët" kanë udhëtuar të përgjysmuar në Bratisllavë, pasi shkaku i pandemisë do të mungojnë pesë lojtarë, në mesin e tyre edhe kapiteni Dardan Berisha.
Skuadra "kaltër e verdhë" në parket do të futet për të luftuar dhe për ta fituar sfiden me moton "Të gjithë për një dhe një për të gjithë".
Ndeshja basketbollistike në mes të Sllovakisë dhe Kosovës do të transmetohet ekskluzivisht në kanalin Art Sport 1 dhe Klan Kosova.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.