Mes shumë diskutimeve në kuadër të DokuFestit ka spikatur ai pjesë e së cilit ishin regjisorët e famshëm kosovarë, Blerta Basholli dhe Sami Karahoda.
Të dy shkruan historinë e kinematografisë kosovare kur sivjet njëra arriti ta fitojë çmimin kryesor për filmin e huaj në festivalin prestigjioz “Sundance” teksa tjetri arriti të futet në garë në festivalin më të rëndësishëm të filmit, atë të Kanës.
Bashkë me ta në panel ishin edhe Ëouted Jansen dhe Brigid O’Shea, përderisa diskutimi u moderua nga Neil Young.
“ Të punosh shumë dhe të bësh një film që është i vërtetë për ty dhe për atë që ti beson është sfiduese, por mund ta bësh edhe nga këtu (Kosova). Ky është si të thuash fillimi i valës së re”, ka thënë Basholli.
“Vetëm atëherë kur kuptova se nuk ka rëndësi se nga ku je, qoftë nga Kosova apo ndonjë vend tjetër, nëse me të vërtetë e do këtë gjë dhe nëse vërtetë dëshiron të bësh një film, mund ta bësh pa marrë parasysh çfarë ke para”.
“Nuk është e lehtë të bësh film kudo qofsh në botë, por veçanërisht në një vend ku nuk ka buxhet të mjaftueshëm ose ekip apo as lehtësira për të realizuar filmin. Por film pas filmi më motivoi për ta bërë këtë gjë”.
Ndërkaq, Karahoda, e ka potencuar rrugën e gjatë që e ka bërë bota kosovare e filmit deri sa ka arritur në një stad të volitshëm.
“Ne duhet të jemi të hapur sepse talenti është kudo. Ndoshta mund kesh frikë, por, për shembull me dy filmat e mi të parë nuk kam patur shumë vetëbesim ama ka një rrugë të gjatë përpara për të bërë gjëra më të mira”, ka thënë ai.
O’Shea vendosi që të flasë për avokimin dhe sistemin e financimit, gjëra këto që janë pjesë anësore por tejet të rëndësishme në rrugëtimin e filmit.
“Unë duhet të flas fillimisht për advokimin: si i inkurajojmë ne qeveritë ose njerëzit në pozita të larta të vendimmarjes të ndryshojnë politikat e tyre ose t’i zhvillojnë politikat e tyre në mënyrë të njejtë me zhvillimet e ndryshme në botë. Sepse kohët po ndryshojnë dhe kineastët gjithashtu”, ka thënë ajo.
“Asnjë sistem financimi i filmit nuk mund të mbajë në të njëjtën formë një festival për 20 vjet, sepse filmat bëhen tani ndryshe, mënyra se si i shikojmë filmat ka ndryshuar dhe shijet kanë ndryshuar”. “Interneti ka ndryshuar gjithçka. Unë punoj kryesisht në advokim dhe ajo që kam arritur të kuptoj tani përmes lobit është se ne duhet të jemi në të njëjtën hap zhvillimi, sepse të gjithë ne po luftojmë për të njëjtën gjë: për të bërë filma gjithnjë e më të mirë dhe që ato filma të shihen nga më shumë njerëz”.
Ndërkaq, përzgjedhësi filmave për Oskar, Ëouter Jansen, thotë të ketë vënë re grumposhat dhe përvojat e ndryshme të regjisorëve kosovarë.
“Ky është një vit i mirë për Kosovën dhe unë nuk njoh asnjë vend përveç Francës që shfaqet në ndonjë festivale të madhe të filmit aq shumë sa Kosova”, ka thënë Jansen.
“Ekziston rreziku i theksimit të tepërt të faktit që quhesh i suksesshëm vetëm kur shkon në Sundance. Nëse shfaqet një film i mirë këtu që nuk merr pjesë në festivalet kryesore të filmit, a do të kishte të njëjtin lloj ekspozimi sikurse filmat që shkojnë në festivale ndërkombëtare? Tani bëhet fjalë më tepër se sa do të jeni të aftë ta përktheni këtë sukses në një lloj infrastrukture ku mund të ushqeni talente nga kjo përvojë e fituar. “
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.