Bashkimi regjistroi fitore ndaj Vëllaznimit.
Skuadra nga Prizreni, triumfoi me rezultat 72:81 në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.
Mysafirët treguan menaxhim më të mirë të posedimeve dhe shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit, duke realizuar 22 pikë nga topat e humbur, si dhe 42 pikë në zonë.
Në anë tjetër, vendasit qëndruan afër në periudha të caktuara, por Bashkimi ruajti avantazhin dhe e konfirmoi fitoren në minutat e fundit.
Më të dalluarit në parket ishin:
Tek KB Bashkimi: Lake 19p/8reb, Shorter 17p/5ast, Armstead 13p, Cousins 12p/8reb/2blk ndërsa tek KB Vëllaznimi: Gordon 21p/15reb, Hellems 16p, Anei 14p
Gjatë ndeshjes pati incidente, ku ndihmëstrajneri i Bashkimit Bledar Gjeqaj, u godit me shishe nga një tifoz.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.