Bashkimi ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në Superligën e Femrave, pasi ka mposhtur Peja 03 me rezultat 57:66 në ndeshjen e parë të finales së “Play-off”-it.
Skuadra prizrenase e nisi takimin me ritëm të lartë, duke krijuar epërsi pas pjesës së parë. Me organizim të mirë në sulm dhe disiplinë në mbrojtje, Bashkimi arriti të kontrollojë lojën dhe të mos lejojë rikthimin e vendasve në rezultat, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Peja 03 tentoi të ngushtojë diferencën, por mysafiret menaxhuan mirë avantazhin, duke ruajtur qetësinë në momentet vendimtare dhe duke e mbyllur takimin me fitore të merituar.
Kjo fitore i jep Bashkimit epërsinë 1:0 në seri, duke e afruar edhe më shumë me titullin, ndërsa Peja 03 do të kërkojë reagim në ndeshjen e radhës për të barazuar finalen.
●●●
KGSHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.