Bashkimi e ka mposhtur Pejën, 73-69, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.
Çerekun e parë e fituan pejanët me rezultat 30-15, deri në atë të dytin u rikthyen prizrenasit, duke triumfuar me rezultat 17-10.
Në çerekun e tretë, Peja triumfoi për dy pikë, 21-19, derisa çerekun e fundit e dominoi Bashkimi, 22-18, duke triumfuar në fund me rezultatin përfundimtar 22-8.
Më i dalluari në fitoren e Bashkimit ishte Curtis Jones, me 17 pikë, dy kërcime dhe dy asistime.
Në gjysmëfinale, Bashkimi do të përballet me Trepçën, që e mposhti Rahovecin.
Kurse gjysëmfinalja tjetër, do të luhet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës. Të dyja këto duele, zhvillohen të premten, kurse finalja të dielën.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.