Bashkimi sonte do ta kërkojë epërsinë ndaj Trepçës.
Seria e tretë e finales së basketbollit luhet në Prizren në palestrën "Sezai Surroi".
Aktualisht rezultati mes këtyre dy skuadrave është baras 1:1, njofton Klankosova.tv.
Loja nis nga ora 19:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në platformën kryesore shqiptare, Artmotion.
Sipas rregullave, ekipi që i shënon katër fitore do të shpallet kampion./Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.