Çereku i parë i takoi mysafirëve.
Trepça i mbylli dhjetë minutat e parë me tri pikë epërsi, me rezultat 15:18, transmeton Klankosova.tv.
Megjithatë Bashkimi u rikthye në periodën e dytë, duke arritur që ta shkrijë avantazhin e Trepçës, me rezultat 38:32 .
Lojtari më i dalluar i Bashkimit për pjesën e parë ishte W.Green.
Ky ballafaqim i parë i finales elitare të basketbollit kosovar, po transmetohet direkt në kanalin Sport 1, të platformës ArtMotion.
Kujtojmë se për shkak të një incidenti në gjysmëfinale ndaj Pejës, Bashkimi luan sot pa prezencën e tifozëve, si masë ndëshkuese nga Federata e Basketbollit të Kosovës.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.