Se sivjet do të jetë stinor i zjarrtë në elitën e basketbollit kosovar po e dëshmojnë vazhdimisht klubet pjesëmarrëse të edicionit.
Struktura e re e Bashkimit duket se e ka marrë shumë seriozisht stinorin e sivjetmë, pasi që ka filluar herët me përgatitje dhe rrjedhimisht veçse ka kompletuar disa marrëveshje.
Siç mëson AsistiOnline, boshnjaku Fahro Alihoxhiq pritet të jetë një prej transfereve të huaja te klubi më i vjetër kosovar "Bashkimi", transmeton Klankosova.tv.
Fahro luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë plot 208 centimetra, derisa së fundmi ka luajtur edhe për skuadrën e parë greke "Charliaos".
Alihoxhiq ishte edhe më parë pjesë e kampionatit kosovar, te Prishtina, ku shkëlqeu me double-double mesatare prej 16 pikëve e 12 kërcimeve.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.