Bashkimi e ka shtuar epërsinë në 2:0 në serinë finale ndaj Prishtinës, njofton Klan Kosova.
Prizrenasit e arritën fitoren e dytë stadiumin “Sezair Surroi” duke i mundur thellë kryeqytetasit me rezultat 96:80.
Ata kishin arritur një epërsi prej dhjetë pikësh ndaj Prishtinës në fund të pjesës së parë të takimit, dhe në pjesën e dytë vetëm sa kishin shkuar duke e shtuar atë.
Tani, prizrenasit janë vetëm një fitore larg titullit të parë të kampionit në historinë e tyre.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.