KB Bashkimi do të shkruajë sot një faqe të re në historinë e basketbollit kosovar, duke debutuar në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup.
Përballë portokallinjve do të jetë një emër i madh i basketbollit kroat dhe evropian, KK Cibona Zagreb.
Ndeshja zhvillohet në kryeqytetin kroat, Zagreb me fillim nga ora 18:30 dhe pritet të sjellë emocione të veçanta për skuadrën prizrenase, e cila për herë të parë do të testojë forcat në këtë nivel të lartë ndërkombëtar.
Për shkak të zhvillimeve aktuale politike dhe përdorimit të palestrës “Sezai Surroi” për procesin zgjedhor, sfida e parë do të luhet në Zagreb, ndërsa ajo e kthimit do të zhvillohet në Prizren, përballë tifozëve të zjarrtë prizrenas, transmeton Klankosova.tv.
Kjo mbrëmje shënon debutimin e shumëpritur të Bashkimit në një garë prestigjioze si FIBA Europe Cup, me synimin për ta përfaqësuar me dinjitet dhe pasion basketbollin e Kosovës në skenën ndërkombëtare.
Ndeshjen mund ta ndiqni në YouTube.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.