Klubi basketbollistik Bashkimi nuk po njeh kundërshtar.
Prizrenasit e kanë nisur furishëm edicionin 2024/25 të Procredit Superligës, duke shënuar gjashtë fitore radhazi në po aq ndeshje të zhvilluara.
Nga ana tjetër nga top skuadrat kosovare, Peja e ka filluar më së keqi sezonin, pasi ka regjistruar plot katër humbje e vetëm dy duele i ka fituar, njofton Klankosova.tv.
A mund të jetë ky kampionat i "Arpagjik've", kush mund ta rivalizojë më shumë ekipin nga qyteti buzë 'Marashit'?
Të gjitha këto, bashkë me krejt ndeshjet e Superligës, top aksionet, pesëshja e javës, MVP i javës, sikurse edhe kampanjës së Trepçës në Evropë, sonte në emisionin ekskluziv të basketbollit,
ASIST, me
Agon Fehmiun dhe Ulpiana Emran.
Ky emision transmetohet sonte (si çdo të hënë) me fillim në orën 22:00, në kanalin Sport 1 të platformës gjigante, Art Motion, kurse pas "BBVK3 Prime" edhe në televizionin numër një, Klan Kosova.
[caption id="attachment_2401067" align="alignnone" width="640"]

Asisti 591[/caption]
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.