Klubi i Basketbollit, Bashkimi ka njoftuar se ka ndarë rrugët me trajnerin Edin Kërveshin.
Në njoftimin që ka lëshuar klubi prizrenas, ka falënderuar Kërveshin për kontributin, teksa deri në një vendim tjetër, ekipin do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja, njofton Klankosova.tv.
“Faleminderit Edin Kërveshi! Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Edin Kërveshi”, thuhet nw njoftim.
“Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më sot. Deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja”.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.