Klubi basketbollistik Bashkimi ka mposhtur atë të Golden Eagle Ylli, për t’iu bashkuar Trepçës në finalen e Kupës së Kosovës.
Pas përfundimit të katër çerekëve, rezultati tregonte 72-78 në favor të Bashkimit.
Të dielën do të zhvillohet finalja, ku Trepça, do të luajë me Bashkimin, sfidë që zhvillohet të dielën nga ora 18:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës.
Te Bashkimi u dallua Erjon Kastrati me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te Bashkimi u dalluan John Florevus me 17 pikë e 12 kërcime, Valon Bunjaku me 13 pikë e gjashtë kërcime dhe Alban Veseli me 12 pikë e gjashtë kërcime.
Trepça arriti në finale pasi mposhti Pejën. /Klankosova.tv/
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.