Bashkimi është duke avancuar 16:13 në palestrën sportive "Karagaçi" në ndeshjen e katërt të gjysmëfinales ndaj Pejës.
Seria aktualisht flet për prizrenasit që udhëheqin 2-1, e të cilët nëse fitojnë sonte, i bashkohen Trepçës në finale.
E duke qenë kështu, pejanët sigurisht që do të bëjnë përpjekjet maskimale për t'u rikthyer në këtë ballafaqim, për të tentuar ta mbajnë të hapur betejën, duke e çuar luftën me "Arpagjik't" deri në ndeshjen e pestë, njofton Klankosova.tv.
Kjo super përballje e elitës basketbollistike të Kosovës, po transmetohet direkt në kanalin Sport 1 të platfromës ArtMotion.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.