Bashkimi e ka mposhtur Prishtinën në një nga xhirot më vendimtare të sezonit me rezultat 80:88.
Kryeqytetasit ishin më të mirë se Bashkimi në dy çerekët e parë, ku të parin e fituan me rezultat 17:16, ndërsa në të dytin u treguan më produktivë, duke e fituar me epërsi prej pesë pikëve, 29:24.
Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, ku lideri i kampionatit nisi ta shkrinte epërsinë që në çerekun e tretë, pasi fitoi me rezultat 17:29.
Ndërsa vulën fitores ia dha në periodën e fundit, në të cilin triumfoi me rezultat 17:19, njofton Klankosova.tv.
Me këtë fitore, Bashkimi është vetëm një ndeshje larg që të përfundojë në vendin e parë në edicionin e rregullt, ndërsa Prishtina, me këtë humbje, përfundimisht renditet e treta në tabelë
Lojtari më i mirë në këtë derbi ishte basketbollisti i Bashkimit, Green, i cili realizoi 27 pikë, tri asistime e dy kërcime, ndërsa te Prishtina u dallua Mahalbasiq, i cili shënoi 18 pikë, tri asistime e katër kërcime.
Kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro për t’u zhvilluar në fazën e rregullt të edicionit 2024/25, vetëm tri skuadra e kanë të qartë fatin e tyre.
Proton Cable Prizreni është larguar nga ProCredit Superliga, kurse për të qenë pjesë edhe sezonin e ardhshëm në elitën basketbollistike të Kosovës, Bora do të luaj në ‘Play-Out’ me humbësin e finales së Ligës së Parë, Grapeland – KEK-u.
Nga ana tjetër, Prishtina përfundimisht mbetet e treta, duke e pritur kundërshtarin e çerekfinales së PlayOff-it, i cili do të jetë ai ekip që përfundon i gjashti në renditje.
Bashkimi dhe Trepça janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale, vetëm se mbetet të shihet se cila përfundon në vendin e parë.
[caption id="attachment_2542401" align="alignnone" width="993"]

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll, transmetohet ekskluzivisht në ArtMotion![/caption]
Në javën e fundit takohen:
Prizreni – Ylli
Bashkimi – Peja
Trepça – Bora
Vëllaznimi – Prishtina.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.