Skuadra e Bashkimit ka dhuruar një performancë të jashtëzakonshme sonte në “Sezai Surroi”, por në fund është mposhtur pas vazhdimeve nga ekipi francez JDA Dijon me rezultat 74:83.
Ndeshja ishte e mbushur me intensitet dhe emocione nga fillimi deri në fund.
Koha e rregullt përfundoi në barazim 68:68, ndërsa në vazhdime përvoja dhe qetësia e skuadrës franceze bënë diferencën.
Atmosfera në Prizren ishte elektrizuese, megjithatë pavarësisht lojës së fortë dhe përkushtimit maksimal, Bashkimi pësoi humbjen e tretë në po aq ndeshje në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, ndërsa Dijon regjistroi fitoren e parë të sezonit në këtë garë. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.