Dramë, spektakël dhe rivalitet!
Asgjë nuk ka munguar gjatë katër ndeshjeve të para të serisë finale në EBC Superligën e Femrave përveç një skuadre kampione. Tashmë me seri të barabartë prej 2-2 është e sigurt që skuadra që e fiton këtë duel në “Sezai Surroi” do të ngris në fund edhe titullin kampion.
Përndryshe, sa për rikujtim skuadra e Penzës ka fituar finalen e parë dhe të katërt të serisë, kurse vashat e Bashkimit kanë triumfuar në duelet dy dhe tre.
Prizrenaset do të kërkojnë trofeun e nëntë në histori të tyre si skuadër në Superligë teksa në anën tjetër Penza pas një kohe të gjatë pa trofe, saktësisht 4 vite do të mundohen ta rikthejnë trofeun e kampioneve në Pejë.
Gjithë këtë spektakël basketbollistik, festën e lojtareve fituese pas ndeshjes, por edhe intervistat ekskluzive të personave protagonistë do të mund t’i ndiçni në kanalin Art Sport 1 të enjtën me fillim nga ora 19:00.
Bashkimi, 5-shja e mundshme startuese:
Emra, Konjusha, Rushiti, Daci, Bellarabe
Penza, 5-shja e mundshme startuese:
Ukaj, Cooper, Përquku, Bytyqi, Howell
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.