Pas fitores së arritur me rikthim në “Karagaq”, skuadra e KBF Bashkimit arriti ta barazojë serinë finale ndaj Penzës në 1-1 dhe tashmë të kërkojë kalimin në avantazh në duelin që luhet sot në “Sezai Surroi” të Prizrenit me fillim nga ora 19:00 e që do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1.
Interesant padyshim pritet të jenë edhe paraqitjet e ish-dyshes së Bashkimit, Arbnore Përqukut dhe Diedona Halitajt, të cilat tani bartin fanellën e Penzës, por edhe ato të Saranda Dacit dhe Jeta Zekës të cilat poashtu më parë kanë luajtur për Penzën teksa tani luajnë për Bashkimin.
Kujtojmë që duelin e parë të luajtur pikërisht në Prizren e fituan vashat pejane me rezultat të thellë 84:63, teksa më pas në ndeshjen e dytë KBF Bashkimi barazoi serinë me fitore 70:65.
Kampione në Ligën e Femrave do të shpallet skuadra e cila do të arrijë e para tre fitore në seri.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.