Sipas TF1, lojtarët e Marseille do ta mirëprisnin rikthimin e Adrien Rabiot në skuadrën e Roberto De Zerbit.
Mesfushori i përfaqësueses së Francës është përjashtuar nga skuadra e trajnerit italian dhe madje është vendosur në listën e transferimeve pas një përplasjeje në dhomën e zhveshjes me Jonathan Rowe, transmeton klankosova.tv.
Ish lotari i akademisë së PSG-së dhe talenti anglez erdhën deri te grushtimet në dhomën e zhveshjes së stadiumit Roazhon Park, pas humbjes 1-0 të Marseille në udhëtim ndaj Rennes, në ndeshjen hapëse të sezonit.
Të dy lojtarët u ndëshkuan, dhe Rowe madje u largua nga Marseille për të nënshkruar me klubin e Serie A, Bologna. Por pati edhe një kthesë tjetër kur De Zerbi duket se i hapi derën Rabiot për t’u rikthyer në skuadër, pas fitores 5-2 të OM në shtëpi kundër Paris FC.
Trajneri italian tha se shpresonte për “një mundësi për të rindërtuar gjërat.” Sipas TF1, Rabiot mbetet një figurë e dashur mes lojtarëve, të cilët raportohet se janë të vebdosur për rikthimin e tij.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.